Macron në samitin e Gazës me liderët egjiptianë dhe jordanezë

- Bota Sot

Macron në samitin e Gazës me liderët egjiptianë dhe jordanezë

Presidenti francez mbriti të dielën në mbrëmje në Kajro, ndërsa sot në mëngjes do të zhvillojë bisedime me homologun e tij egjiptian.

Përpara udhëtimit të tij, Macron deklaroi se, “në përgjigje të emergjencës në Gaza dhe gjatë vizitës sime në Egjipt me ftesë të Presidentit al-Sisi, ne do të mbajmë një samit trepalësh me presidentin egjiptian dhe mbretin e Jordanisë”,

Samiti trepalësh do të mbahet në të njëjtën ditë në kryeqytetin egjiptian, sipas zyrës së Macron.

Izraeli ka vazhduar të pushtojë territorin në Gaza që nga armëpushimi jetëshkurtër në luftën e tij me Hamasin, në atë që ai e ka quajtur një strategji për të detyruar militantët të lirojnë pengjet ende në robëri. Në të njëjtën kohë, Izraeli ka përshkallëzuar sulmet në Liban dhe Siri.

Të martën, Macron do të vizitojë gjithashtu portin egjiptian të El-Arish, 50 kilometra (30 milje) në perëndim të Rripit të Gazës, për të takuar punonjësit humanitarë dhe të sigurisë dhe për të demonstruar “mobilizimin e tij të vazhdueshëm në favor të një armëpushimi”.

El-Arish është një pikë tranziti për ndihmën ndërkombëtare të destinuara për Gazën.



Lexoni të gjitha në Bota Sot