Barça-Borussia, reagon Kovaç

- Bota Sot

Barça-Borussia, reagon Kovaç

Barcelona dhe Borussia Dortmund do të përballen të mërkurën në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League. Këtë herë, në stolin e verdhezinjve do të jetë Niko Kovac në detyrën e trajnerit.

Një ribashkim mes mësuesit dhe nxënësit, pasi kroati 53-vjeçar ishte mentori i Hansi Flick, trajneri aktual i Barçës. Dikur ata ishin së bashku në stol, te Bayern Munich, në vitin 2019.

Në një intervistë për Mundo Deportivo, Kovaç foli për homologun e tij të Barcelonës: “Hansi është një trajner i madh, tashmë mund të shihni se ai kishte cilësitë për t’u bërë një trajner i mirë”.

“Personalisht jam shumë i kënaqur me faktin se si po shkojnë gjërat për të. Do të thosha se Hansi është një punëtor i madh, metodik dhe di të menaxhojë shumë mirë grupin”, shtoi Niko Kovac.

Në lidhje me takimin e parë si kundërshtarë, korari shtoi: “Do të jetë mirë sepse kemi punuar bashkë. ai ishte asistenti im dhe tani do të sfidojmë njëri-tjetrin në Champions League”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot