Firmos që tani për ta mbyllur karrierën te ky klub

- Bota Sot

Firmos që tani për ta mbyllur karrierën te ky klub

“Tifozët duhet të jenë entuziastë, sezoni është shumë i mirë.

Por ne duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë.

Ne punojmë që tifozët të jenë të lumtur dhe të kenë arsye për të festuar.” – Kështu është shprehur Gavi, mesfushor i Barcelonës, në lidhje me mundësinë që këtë vit skuadra të realizojë ‘Tripletën’ mes Champions League, La Liga dhe Kupës së Spanjës. Barcelona nuk ka pësuar asnjë humbje që nga fillimi i vitit të ri:

“Po zhvillojmë një sezon spektakolar – e pranoi ai në konferencë për shtypin – por nuk ndihemi të pathyeshëm.

Nuk fiton gjithmonë. Duhet të jemi të përulur dhe të qëndrojmë me këmbë në tokë.

Duam të fitojmë sa më shumë tituj, por duhet të përqendrohemi në çdo ndeshje.”

Gavi foli edhe për karrierën e tij te Barcelona dhe mundësinë për të qëndruar përgjithmonë në klubin katalanas:

“Sigurisht që do të më pëlqente të tërhiqesha te Barça, por kurrë nuk i dihet. Ka dëmtime... por unë firmos menjëherë: do të tërhiqesha te Barça.”

Në fund, foli edhe për marrëdhënien me trajnerin aktual, Hansi Flick, në vitin e tij të parë në krye të skuadrës:

“Jemi shumë të lidhur, kuptohemi shumë mirë dhe ai e kupton që po vij nga një dëmtim. Sezoni im po shkon shumë mirë pas dëmtimit. Ai ka besim tek unë. Jam i lumtur që e kam si trajner.”



Lexoni të gjitha në Bota Sot