Real Madrid ka publikuar formacionin zyrtar, dy orë para ndeshjes me Arsenalin. Madrilenët do të luajnë në Angli sfidën e parë çerekfinale të Champions.
Ançeloti ka vendosur të bëjë plot gjashtë ndryshime nga ndeshja e fundit me Valencian. Sfida me këto të fundit u humb në kampionat.
“Katër Fantastikët” janë gati nga minuta e parë. Vinicius, Mbape, Bellingam dhe Rodrigo do të jenë aty për të treguar potencialin atyre. Spektakli nis në orën 21:00 dhe është i gjithi për t’u shijuar.
FORMACIONET ZYRTARE
Real Madrid: Kurtua; Alaba, Asensio, Rudiger, Valverde, Modriç, Bellingam, Kamavinga, Rodrigo, Mbape, Vinicius
Trajner: Karlo Ançeloti
Arsenal: Raja; J. Timber, Saliba, Kivior, Ljuis-Skelli; Odegard, Partej, Rajs; Saka, Merino, Martineli.