Trajneri i Aston Villas, Unai Emery foli në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Paris Saint-Germain: “I yni është një klub historik në botë dhe kur mbërrita e dija historinë e tyre.
E nesërmja do të jetë shumë e veçantë për të gjithë ata që mbështesin Villan, do të jetë një sfidë e madhe për mua dhe lojtarët e mi, por ne kemi besim. Ne do të përpiqemi të shfrytëzojmë maksimumin nga të gjitha mundësitë tona”.
Emery foli edhe për të kaluarën e tij në Paris: “Kam kaluar dy vjet këtu në Paris, ndihem mirë që jam kthyer. Është hera e parë që kthehem.
Është shumë e veçantë për mua, jam shumë krenar për mënyrën se si po kthehem këtu, duke luajtur me Villa në Champions League. Do të përpiqem ta shijoj këtë çerekfinale”.