Mikel Arteta kërkon mjetet për të luftuar për Premier League sezonin e ardhshëm

- Bota Sot

Mikel Arteta kërkon mjetet për të luftuar për Premier League sezonin e ardhshëm

Mikel Arteta kërkon mjetet për të luftuar për Premier League sezonin e ardhshëm dhe sipas Mirror, klubi është i gatshëm ti japë atij përforcime të rëndësishme.

Trajneri spanjol kërkon ‘fuqi zjarri’ dhe ka piketuar Viktor Gyökeres, Nico Williams dhe Martín Zubimendi, në vështrimin e tij. ‘Topçinjtë’ thuhet se janë të gatshëm të paguajnë rreth 234 milionë euro për këta tre yje.

Por nuk do të jetë e lehtë. Sulmuesi suedez i Sportingut kërkohet nga gjysma e Evropës;

Mesfushori i Real Sociedad Zubimendi, është në radarin e Real Madridit dhe thuhet se anësori i Athletic Bilbaos, Nico Williams, ka bërë kërkesa jashtëzakonisht të larta për paga në kontaktin e tij të parë me Arsenalin.

Kujtojmë se ‘Topçinjtë’ aktualisht janë të dytët në Premierligë, 11 pikë pas Liverpoolit dhe në Champions League kanë bërë një hap gjigant drejt gjysmëfinales, pasi kanë mposhtur Real Madridin (3-0) në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të kompeticionit. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot