Rasmus Hojlunnd me shumë gjasë do të largohet nga Manchester United gjatë afatit kalimtar veror.
Sipas raportimeve të fundit, sulmuesi danez nuk e ka bindur me paraqitjet e tij, trajnerin Ruben Amorim.
22-vjeçari edhe pse ishte titullar në shumicën e ndeshjeve, ka pasur një sezon jo të mirë.
Hojlund ka shënuar vëtëm tetë gola deri më tani në 41 ndeshje zyrtare në të gjitha garat.