Tifozët e Partizanit i dhanë goditjen më të rëndë Vuçiqit, e gjitha salla gjëmonte nga thirrjet nënçmuese

- Bota Sot

Tifozët e Partizanit i dhanë goditjen më të rëndë Vuçiqit, e gjitha salla gjëmonte nga thirrjet nënçmuese

Në ndeshjen e mbrëmshme (e enjte) të xhiros së fundit të Euroligës mes Partizanit dhe Real Madridit në Beograd, fyerje të rënda ka pësuar përfaqësuesi i Bosnje-Hercegovinës, Dzanan Musa, por nuk ishte i vetmi që u ofendua nga tifozët e Partizanit.

Përkatësisht, Arena e mbushur plot në Beograd në një moment ishte duke bubulluar nga një këngë e fansave që fyente presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

“Vuçiq, pe*eri”, dëgjoheshin duke kënduar tifozët Grobari dhe video u përhap shumë shpejt në rrjetet sociale.

Kështu tifozët e Partizanit për të disatën herë i kanë dërguar një mesazh Vuçiqit, me të cilin prej vitesh janë “në luftë”.

Vlen te theksohet se presidenti i Serbisë është tash e disa muaj është cak i protestave të mëdha të studentëve, të cilët kërkojnë largimin e tij.

Në anën tjetër, mbrëmë në Beograd, Real Madridi fitoi në sekondat e fundit me rezultat 91:89.

Ndeshja u transmetua në Arena Sport dhe gjatë transmetimit shikuesit pranë ekranit të TV nuk mund të dëgjonin zërin nga salla kur u dëgjuan thirrjet e lartpërmendura në Arenë. 

 



Lexoni të gjitha në Bota Sot