Rusët ekzekutojnë robërit ukrainas të luftës

- Bota Sot

Rusët ekzekutojnë robërit ukrainas të luftës

Në një video të regjistruar nga ajri, shikohet se si katër ushtarë ukrainas dalin nga një shtëpi e shkatërruar, njëri me duar të ngritura për të treguar dorëzim, dhe pastaj shtrihen me fytyrë në tokë, në fushë, në fshatin Pjatihatki në jug të Ukrainës. Ushtarët rusë, të armatosur, qëndrojnë mbi ta.

Dy dronë, një ukrainas dhe një rus, regjistrojnë situatën nga ajri. Duke krahasuar dy videot, të cilat i ka marrë Associated Press, dallohet një ndryshim shokues në përmbajtje: në videon ruse, të burgosurit janë të gjallë, dhe videoja ndërpritet papritur. Ndërsa në videon ukrainase, shikohet ekzekutimi i tyre nga afër.

Sipas videos, që është analizuar nga zyrtarët ushtarakë evropianë dhe nga Qendra Britanike për Hetime të Informacioneve (CIR), ushtarët me shenjë ruse ngritin armët dhe qëllojnë çdo ushtar ukrainas nga pas – aq me dhunë, sa që njërit prej ushtarëve i shpërtheu koka.

“Prej të gjithë ekzekutimeve që kemi analizuar që nga fundi i vitit 2023, ky është njëri prej më të qartëve”, tha Rollo Collins nga CIR dhe shtoi se “kjo nuk është vrasje në betejë. Ky është një ekzekutim i paligjshëm”.

-4 servicemen of the  128th Mountain Brigade. TWK. Piatykhatky, March 13. pic.twitter.com/hF4ghOO8f2

— Niebla de Guerra (@NieblaGuerra) April 10, 2025

Sipas informacioneve të AP të marra nga zyrtarët evropianë, incidenti ka ndodhur më 13 mars. Dy ditë më parë, ushtarët rusë kishin postuar një video në rrjetet sociale ku vendosnin një flamur në mes të rrënojave të Pjatihatkit, në rajonin e Zaporizhzhias.

Brigada 128 e forcave malore ukrainase, që regjistroi incidentin, refuzoi të komentonte pasi është nisur një hetim. Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës konfirmoi për AP se rasti po hetohet si mundësia e një krimi lufte.

Vëzhguesit e OKB-së kanë dokumentuar 91 raste ekzekutimesh të ushtarëve ukrainas të kapur rob nga gushti 2024. Gjatë të njëjtës periudhë, është regjistruar një rast ku ushtarët ukrainas vranë një rus të kapur rob.

Prokurorët ukrainas aktualisht po hetojnë më shumë se 157 mijë raste të mundshme krime lufte. Kjo punë bëhet gjithnjë e më i vështirë për shkak të mbështetjes ndërkombëtare gjithnjë e më të dobësuar.

Ukraina mbetet e vendosur të dokumentojë krimet dhe të kërkojë drejtësi. Megjithatë, në kushte të vullnetit politik gjithnjë e më të dobësuar dhe indiferencës gjithnjë e më të madhe gjeopolitike, shumë njerëz pyesin nëse ata që janë përgjegjës do të përballen ndonjëherë me gjykatën. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot