Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut U-16 do të marrë pjesë në turneun zhvillimor ndërkombëtar të UEFA-s që do të mbahet në Shqipëri nga data 13 deri më 18 prill.
Përveç Maqedonisë, në turne marrin pjesë Shqipëria, Gjeorgjia dhe Bullgaria
Të gjitha ndeshjet do të luhen në qendrën stërvitore të Federatës së Futbollit të Shqipërisë, në Tiranë.
Në turin e parë, ekipi i trajneres Katerina Mileska do të luajë kundër Bullgarisë më 13 prill në orën 11:30.
Selektorja ka ftuar 5 shqiptare, mbrojtje Arba Merko – AS United; Ihdina Reçi – AS United; Besarta Fida – Skopje; Blehana Alievska – Skopje dhe mesfusha Eliza Ibrahimi – Ceder Stars Bergen, SHBA.