Në mes të prillit, kryeqyteti i Turqisë mbulohet nga bora

- Bota Sot

Në mes të prillit, kryeqyteti i Turqisë mbulohet nga bora

Edhe pse është pothuajse gjysma e prillit, muaji që shumica e njerëzve e lidhin me pranverën, në kryeqytetin turk mëngjesin e sotëm ka rënë borë e madhe.

Gazetari turk Ragip Soylu ka postuar një video nga Ankaraja me mbishkrimin: “Po bie borë në Ankara në mes të prillit”.

Bëhet e ditur se meteorologët paralajmëruan për reshje të dendura shiu dhe erëra të forta.

Guvernatori i Ankarasë Vasip Sahin njoftoi dje se të gjitha institucionet arsimore në kryeqytetin turk do të mbyllen për shkak të motit të keq të pritshëm.

Sipas postimit të tij në rrjete sociale, parashikimet tregonin se bora do të fillojë të bjerë në orët e para të mëngjesit dhe do të vazhdojë deri në mesditë, me akumulime të mundshme deri në 15 centimetra në disa pjesë të qytetit.

Parashikoheshin gjithashtu erëra me shpejtësi prej 40 deri në 60 kilometra në orë.

“Për të mbrojtur fëmijët tanë nga kushtet e pafavorshme, është vendosur që të pezullohen mësimet në të gjitha institucionet arsimore publike dhe private, si dhe në të gjitha qendrat arsimore nën juridiksionin e guvernatorit tonë”, tha Sahin. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot