Carlos Alcaraz - në gjysmëfinale

- Bota Sot

Carlos Alcaraz - në gjysmëfinale

Tenisti i tretë në botë, Carlos Alcaraz është në gjysmëfinale të turneut në Monte Karlo.

Spanjolli mposhti francezin Arthur Fils me rezultat 2:1 (4:6, 7:5, 6:3).

Alcaraz mundi lojtarin e 15-të në botë pas dy orë e 26 minutash.

Në gjysmëfinale do të luajë me bashkatdhetarin Alejandro Davidovich Fokina.



Lexoni të gjitha në Bota Sot