Zelensky: Qindra kinezë po luftojnë për Rusinë! Presidenti ukrainas kërkon 10 sisteme të mbrojtjes ajrore “Patriot”

- Bota Sot

Zelensky: Qindra kinezë po luftojnë për Rusinë! Presidenti ukrainas kërkon 10 sisteme të mbrojtjes ajrore “Patriot”

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha sot se “disa qindra” qytetarë kinezë po luftojnë në krah të Rusisë dhe kundër Ukrainës , disa ditë pasi ai akuzoi Moskën se ka tërhequr Pekinin në luftë.

“Aktualisht, ne e dimë se të paktën disa qindra qytetarë kinezë po luftojnë në radhët e forcave pushtuese ruse”, tha Zelensky përmes një videoje gjatë një takimi të udhëheqësve ushtarakë të vendeve aleate të Ukrainës në Bruksel.

Zelensky akuzoi Rusinë se po përpiqet në këtë mënyrë të “zgjatë luftën duke përdorur jetën e kinezëve”.

Në të njëjtën kohë, sot, Volodymyr Zelensky u kërkoi aleatëve të tij t’i siguronin atij dhjetë sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot të prodhimit amerikan.



Lexoni të gjitha në Bota Sot