Flick bën misteriozin për rinovimin e kontratës

- Bota Sot

Flick bën misteriozin për rinovimin e kontratës

Hansi Flick po e çon Barcelonën në majë. Trajneri që fitoi një tripletë sezonale me Bayern Munich duket se i ka të gjitha qëllimet për ta përsëritur këtë sukses edhe në Katalonjë.

Raphinha dhe shokët e tij të skuadrës janë ende në garë për fitimin e La Liga-s, Ligës së Kampionëve dhe Kupës së Mbretit.

Kjo është arsyeja pse drejtuesit blaugrana duan ta rinovojnë kontratën me gjermanin. Megjithatë, Flick duket se ka ide të tjera: “Po e shijoj shumë kohën time këtu. E dua jetën në Barcelonë dhe të punuarit e përditshëm për ta përmirësuar këtë skuadër.

Nuk jam tipi i trajnerit që nënshkruan një kontratë 3-vjeçare vetëm për t’u ndjerë i sigurt. Dua të punoj për këtë klub, por hap pas hapi. Me qetësi. Për momentin është edhe një vit, në të ardhmen do të shohim.

Nëse të gjithë do të jemi të kënaqur, do të vazhdojmë së bashku. Sidoqoftë, për momentin jam i përqendruar vetëm tek e tashmja”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot