Teuta thuajse e shpëtuar shtyn Laçin drejt Kategorisë së Parë!
Teuta ka marrë tre pikë shumë të rëndësishme në duelin ndaj Laçit, në një finale të mirëfilltë për mbijetesën, duke hedhur një hap shumë të sigurt drejt mbijetesës.
Në një ndeshje të barabartë, diferencën në fund e ka bërë një penallti e kontestuar e akorduar nga gjyqtari Barjamaj, me Llocin i cili nuk ka gabuar nga pika e bardhë për të shënuar golin e fitores.
Kështu, Teuta i largohet edhe më shumë zonës së ftohtë, ndërsa Laçi e sheh veten në fund, me shanse minimale tashmë për mbijetesën pasi nuk është më gjithçka në dorën e kurbinasve.