Baseli e fiton lehtësisht derbin, shkëlqen Xherdan Shaqiri

- Gazeta e Prizrenit

Baseli e fiton lehtësisht derbin, shkëlqen Xherdan Shaqiri

Skuadra e Baselit ka shënuar fitore të thellë 0:4 në derbin e javës së 32-të në Superligën e Zvicrës ndaj Zurichut.

Qysh në pjesën e parë mysafirët u treguan më të fortë, duke shënuar dy herë – me anë të Otele dhe Xherdan Shaqirit, shkruan Indeksonline.

Në pjesën e dytë, Baseli shënoi edhe dy herë tjera dhe ishin pikërisht Otele dhe Shaqa që shënuan edhe nga një gol.

Me këtë fitore, Baseli shkon në kuotën e 58 pikëve në pozitën e parë, shtatë më shumë se vendi i dytë, Servette (51).



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit