Flick tregon momentin më të mirë ndaj Leganes

- Bota Sot

Flick tregon momentin më të mirë ndaj Leganes

Barcelona ka marrë tre pikë të arta në luftën për titull pasi triumfoi në udhëtim te Leganes me rezultat minimal 0-1.

Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në minutën e 48-të, kur pas një harkimi në zonë nga Raphinha, Saenz devijoi topin dhe realizoi autogol.

Për trajnerin e Barcelonës, Hansi Flick, momenti i golit nuk ishte më i miri në ndeshje, por ai e vlerëson ndërhyrjen e Inigo Martinez.

“Për mua, momenti më i mirë kundër Leganes nuk ishte goli, por goditja e Inigo Martinez në minutën e fundit. Ishte e pabesueshme,” tha Hansi Flick në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes pas ndeshjes me Leganes.



Lexoni të gjitha në Bota Sot