Presidenti i nderit i Bayern, Uli Hoeneß, në një intervistë për Welt, është shprehur se Thomas Müller nuk e priste që klubi të mos i rinovonte kontratën.
“Thomas nisi bisedimet konkrete me Max Eberl dhe Christoph Freund me mendimin se do të arrihej një marrëveshje. Ai donte rinovim, por në fund nuk iu ofrua dhe u befasua nga klubi”, tha ai.
Müller, i pyetur për këtë deklaratë, ka reaguar befasisht kundër. Më saktë, e ka lënë të nënkuptuar se historia mund të ketë qenë ndryshe.
“Mendoni se do të merrni përgjigje prej meje tani? Nuk e konfirmoj dhe as nuk e mohoj.
Nganjëherë Ulit duhet t’i besosh, nganjëherë jo”.