Gostivari ndali tre pikë të vlefshme duke ruajtur hapin për vend të dytë në tabelë.
Gostivari ngadhënjeu me rezultat 3:1 ndaj Shkupit, në takimin e javës së 27-të të Kampioantit të Maqedonisë së Veriut.
Për Gostivarin shënuan Imeri (5’), Li Ervin (70’) e Ajdini (90+1’) dhe për Shkupin Glishiq (11’).
Gostivari renditet në pozitën e 4-të me 47 pikë e Shkupi në të gjashtin me 33 sosh.