Skuadra e Liberec ka shënuar fitore 0:2 ndaj Hradec Kralove në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Chance Liga të Çekisë.
Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Qendrim Zyba bëri një super asist.
Zyba asistoi te bashkëlojtari i tij, Letenay në minutën e fundit të ndeshjes.
Për lojtarin kosovar ky ishte asisti i tretë në kampionat këtë sezon. Ai poashtu ka bërë edhe tri gola.