Kryeministri shqiptar Edi Rama, me çeljen e fushatës elektorale ka nisur takimet me diasporën nga Milano, ku dhe ka marrë një dhuratë të veçantë.
Pak para se të merrte fjalën, Rama mori si dhuratë një fanellë të skuadrës së Juventusit me numrin 5, numër i cili përkon me numrin që PS ka në fletën e votimit për zgjedhjet e 11 majit.
Kjo dhuratë i erdhi nga ish-futbollisti i Juventusit, Alesio Takinardi.
“Ta keni për fat”, i tha ish-mesfushori i kombëtares italiane dhe Juventusit, Alesio Takinardi, kryeministrit, ndërsa ky i fundit e falenderoi.