Parashikimi i motit për të hënën – 14.04.

- Gazeta e Prizrenit

Parashikimi i motit për të hënën – 14.04.

Të hënën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet të ketë reshje lokale shiu, kryesisht në sasi të pakta.

Po ashtu, do të kemi depërtimin e pluhurit saharian, me ç’rast të reshurat do të shoqërohen me baltë.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme por më dominues nga jugu, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15 deri në 43 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale nga 17 deri në 20°C./MK



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit