Për çfarë përgatitet Athina? Greqia merr 16 raketa kundër anijeve nga Franca

- Bota Sot

Për çfarë përgatitet Athina? Greqia merr 16 raketa kundër anijeve nga Franca

Greqia firmosi një marrëveshje me Francën për blerjen e raketave kundër anijeve. Kjo bëhet në një kohë kur Athina zyrtare po kërkon që të fuqizojë programin e mbrojtjes, si një mënyrë për të adresuar dhe tensionet me Turqinë fqinje.

Ministri i Mbrojtjes, Nikos Dendias, tha foli me homologun e tij për thellimin e bashkëpunimit në sektorin e sigurisë, mbrojtjes dhe industrisë së prodhimit të armëve.

“Kemi blerë 3 fregata dhe jemi afër për të marrë një të kartë, kemi marrë avionë Rafal, të cilët me armët e tyre janë një faktor kryesor për mbrojtje në Egje dhe në Mesdheun lindor”, theksoi Dendias.

Megjithatë dy ministrat nuk zbuluan koston e blerjes së fundit të 16 raketave kundër anijeve..



Lexoni të gjitha në Bota Sot