Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Rusia po “refuzon haptazi armëpushimin” dhe se në Moskë “nuk kanë frikë”.
Në një video-mesazh të publikuar në rrjetin social X, Zelensky theksoi se presidenti rus Vladimir Putin “mbetet i fokusuar në vazhdimin e luftës”, ndërsa propagandistët shtetërorë rusë “po përgatisin audiencën e tyre për idenë se diplomacia nuk do të sjellë asnjë rezultat”.
“Ka vetëm një arsye për këtë – në Moskë, ata nuk kanë frikë. Nëse nuk ka presion të mjaftueshëm ndaj Rusisë, ata do të vazhdojnë të bëjnë atë që janë mësuar – do të vazhdojnë të bëjnë luftë”, u shpreh presidenti ukrainas.
Ai e përfundoi adresimin e tij me thirrjen për paqe: “Ne të gjithë duam që kjo të përfundojë. Paqja është e nevojshme – dhe ajo duhet të jetë e qëndrueshme”.