Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve

- Bota Sot

Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve

Paris-Saint-Germain dhe Barcelona pritet që sonte ta konfirmojnë kalimin në gjysmëfinale të garës më prestigjose evropiane për klube, Ligës së Kampionëve.

Të dy këto skuadra i kanë dhënë vetes lehtësime të mëdha nga ndeshjet e para, andaj sonte vetëm pritet që ta bëjnë detyrën e tyre për të vazhduar tutje. PSG triumfoi si vendas ndaj Aston Villas me rezultat 3-1, ndaj udhëtimi i tyre sonte në Angli nuk pritet të sjellë shumë telashe.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Villa Park” në qytetin e Birminghamit.

Tutje, Barcelona po ashtu tashmë është me një këmbë në mesin e katër skuadrave më të mira evropiane. Ekipi i trajneri Hansi Flick një javë më parë triumfoi me rezultat të thellë 4-0, ndërsa sonte në Gjermani nuk pritet ndonjë mrekulli e dorës së parë nga skuadra gjermane Borussia Dortmund e cila drejtohet nga trajneri kroat Niko Kovac. Edhe kjo ndeshje starton nga ora 21:00.

Ndërkohë dy ndeshjet tjera të kësaj faze do të zhvillohen të mërkurën ku ballafaqohen Inter-Bayern dhe Real Madrid-Arsenal.



Lexoni të gjitha në Bota Sot