U filmua duke ia përplasur fëmijës kokën për muri, arrestohet edukatorja në një çerdhe në Madrid

- Bota Sot

U filmua duke ia përplasur fëmijës kokën për muri, arrestohet edukatorja në një çerdhe në Madrid

Një edukatore në një çerdhe në Spanjë është arrestuar nën akuzën për abuzim me fëmijë – duke detyruar disa prej tyre të hanë dhe tentoi t’i ngufaste.

Autoritetet tashmë kanë filluar hetimet për këtë rast, që ka ndodhur në çerdhen Cascanueces në Torrejon të Madridi.

Tani edukatorja Nicole që filmoi incidentin e tmerrshëm, që përfshinë momentin kur një fëmije i përplaset kokë për muri – ka publikuar pamjet e plota të këtij abuzimi.

Në fillim nuk dukej diçka e pazakontë, por ish-punonjësja që aktualisht është nën hetime – shfaq brutalitetin derisa fëmijët po ushqeheshin.

“Para se të futej në kuzhinë, fëmijët kishin filluar të qajnë – ku mbi ta janë bërë gjëra të shumta të tmerrshme”, tha një burim për mediat spanjolle.

“Ajo i detyronte të hanin, i ngufaste, i kapte për fyti. Kërcënoi një fëmijë 1-vjeçar se do ta detyrojë të hajë ushqimin në tokë”, shtoi burimi.

Videoja që iu dërgua nënës Carol para se t’i dërgohej policisë dhe mediave – habiti autoritetet dhe prindërit duke pyetur nëse çerdhet janë të sigurta për fëmijët. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot