Parashikimi i motit për të mërkurën, 16.04.

- Gazeta e Prizrenit

Parashikimi i motit për të mërkurën, 16.04.

Të mërkurën parashikohet fillimisht të ketë reshje lokale shiu gjatë orëve të hershme të mëngjesit, më pas dita do të vijojë kryesisht me diell. Vonë pasdite, sidomos në orët e mbrëmjes, pritet të ketë shtim të vranësirave, të cilat lokalisht do të gjenerojnë rrebeshe shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i juglindjes, me shpejtësi prej 15 deri në 37 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale nga 24 deri në 26°C.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit