Inter - Bayern, 10 futbollistë rrezikojnë të mungojnë në gjysmëfinale

- Bota Sot

Inter - Bayern, 10 futbollistë rrezikojnë të mungojnë në gjysmëfinale

Fitorja nuk është objektivi i vetëm, Inter dhe Bayern duhet të bëjnë llogaritë edhe për kartonët e verdhë.

Në kampin zikaltër janë gjashtë lojtarë të ndëshkuar me karton të verdhë që rrezikojnë pezullimin nëse ndëshkohen sërish, por një prej tyre, Denzel Dumfries, është i dëmtuar dhe nuk do të jetë në dispozicion.

Kështu mbeten pesë titullarë të rrezikuar, të gjithë emra të rëndësishëm në formacionin e Simone Inzaghit. E njëjta situatë edhe për Bayern-in, me pesë lojtarë në rrezik, ndonëse Gnabry dhe Coman pritet ta nisin ndeshjen nga stoli.

Sipas nenit 63.04 të rregullores së UEFA Champions League, të gjitha kartonët e verdhë fshihen pas përfundimit të çerekfinaleve, që do të thotë se nëse një lojtar nuk ndëshkohet sonte, e nis pastër gjysmëfinalen. Vetëm një karton i kuq në gjysmëfinale do të penalizonte një lojtar në finale.

Lojtarët e Interit që janë në rrezik pezullimi:

Benjamin Pavard

Alessandro Bastoni

Nicolò Barella

Henrikh Mkhitaryan

Lautaro Martinez

(Denzel Dumfries – i dëmtuar)

Lojtarët e Bayern-it në rrezik pezullimi:

Leon Goretzka

Leroy Sané

Konrad Laimer

Serge Gnabry

Kingsley Coman

Ndërkohë, në Milano ndihet gjithnjë e më shumë tensioni dhe emocioni për këtë sfidë vendimtare.

Rreth 4.300 tifozë gjermanë pritet të jenë në San Siro, një shifër e ngjashme me atë të tifozëve zikaltër që udhëtuan në ndeshjen e parë në Allianz Arena. Edhe portieri Manuel Neuer, ndonëse i dëmtuar, ka udhëtuar me ekipin për ta mbështetur nga afër në këtë përballje të madhe.



Lexoni të gjitha në Bota Sot