Tri ndeshje jashtë fushës

- Bota Sot

Tri ndeshje jashtë fushës

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Etnik Brruti ka tri ndeshje që nuk është futur në formacionin e Malishevës.

Nuk ka ende ndonjë informacion lëndimi, por Brruti ka tri xhiro që po qëndron jashtë formacionit të parë te skuadra e Superligës së Kosovës.

Edhe sot për ndeshjen ndaj Ferizajt, Brruti nuk është futur në 11-she, madje nuk është as në bankën rezervë.

Brruti mungoi edhe në ndeshjet e tjera, si ndaj Prishtinës dhe Dritës.

Kujtojmë se gjatë këtij sezoni ai ka zhvilluar 24 ndeshje dhe ka bërë tri asiste.



Lexoni të gjitha në Bota Sot