Parlamenti i Ukrainës ka zgjatur ligjin ushtarak deri në gusht, thanë ligjvënësit, duke vonuar kësisoj kohën e zgjedhjeve të reja që Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë kërkuar.
Ndërsa lufta me Rusinë po vazhdon, një shumicë dërrmuese prej 357 deputetësh të mërkurën mbështetën zgjatjen e këtij ligji.
Ai i lejon vendit të vazhdojë mobilizimin e trupave dhe pezullon ciklin zgjedhor.
Presidenti Volodymyr Zelensky është përballur me presionin nga presidenti amerikan Donald Trump për të mbajtur zgjedhje, raporton Reuters.