Protestat e studentëve në Serbi, Janjiq: Vuçiqi është i dobët

- Bota Sot

Protestat e studentëve në Serbi, Janjiq: Vuçiqi është i dobët

Analisti serb Dushan Janjiq ka folur për zhvillimet e javëve të fundit në Serbi, ku janë duke u mbajtur protesta të mëdha të studentëve kundër presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Në emisionin Kosova Today, ai ka theksuar se Vuçiq nuk e kupton se ekziston një kryengritje e qytetarëve ndaj tij, por Janjiq shtoi se ndoshta edhe e kupton por me protestat e fundit, sipas analistit, ai mund të blejë kohë

“Por ndoshta edhe e kupton, në fakt ndoshta i dëshiron këta lloj njerëzish që t’i shfrytëzojë dhe të blejë kohë për disa muaj, derisa të ballafaqohet me presionin e drejtëpërdrejtë nga jashtë për të njohur realitetin në Serbi. Për momentin Vuçiqi mbahet në pushtet mbi të gjitha bindjen ose mosdeklarimin e disa njerëzve  nga jashtë, personave kyç e kam fjalën për grupin e QUINT-it”.

“E kam për faktin se  Serbia që nga 15 marsi është futur në një etapë të rreziqeve të mëdha dhe se ajo tani edhe për vetveten paraqet rrezik të sigurisë, pra ka rrezik në Serbi për shkak të përgjigjeve të rënda, arrestimeve, të shfrytëzimit të njerëve me strukturat paraushtarake, madje sot kemi para Kuvendit aty dikë që rrijnë me mbrojnë diçka”.

“Është më se e qartë se Vuçiq do ta shpreh mendimin e Shërbimit Federal  të Rusisë që nuk është përdorur fare ‘një top ajror’, por se ka ndodhur në përgjithësi një tregim i tillë me rusët, pra të një revulucioni të ngjyrosur dhe tash Vuçiqi, së pari edhe është i dobët në koalicion, edhe nuk mund të gjejë kuadro të cilët do të futeshin në lojën e tij dhe në qeverinë e tij dhe të ishin sadopak cilësor dhe çdo gjë është e keqe për atë njeri dhe për vendin”, ka thënë Janjiq.



Lexoni të gjitha në Bota Sot