Një panairi i punës dhe karrierës u mbajt, sot në ambientet e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, nën organizimin e Qendrës së Karrierës dhe me mbështetjen e GIZ-it gjerman, përcjell Gazeta e Prizrenit.
Referuar njoftimit, në këtë ngjarje morën pjesë dhjetëra biznese dhe organizata, të cilat ofruan mundësi punësimi dhe praktikë për studentët.
Panairi u vizitua nga qindra studentë, të cilët patën rastin të krijojnë kontakte direkte me përfaqësuesit e tregut të punës dhe të eksplorojnë mundësi konkrete për zhvillimin e karrierës së tyre profesionale.