Edhe pse humbi 3-1 në ndeshjen e kthimit, Barcelona u kualifikua për në gjysmëfinalet e Champions League, pas fitores 4-0 në sfidën e parë dhe rezultati i përgjithshëm ishte 5-3 në favor të katalanasve.
Barcelona do të përballet në gjysmëfinale me fituesin e çiftit Inter-Bayern Munich, sfida që fillon pas pak dhe luhet në “San Siro”. I pyetyr, cilin ekip preferon në gjysmëfinale, Flick dha një përgjigje tejet të sinqertë.
“Champions League është padyshim kompeticioni më i bukur në botë.
Të jesh në 4 ekipet më të mira të këtij kompeticioni është diçka fantastike për klubin dhe tifozët, por kemi ende rrugë për të bërë për të shkuar deri në fund. Inter apo Bayern? Do e shoh ndeshjen nga divani në shtëpi dhe nuk kam preferencë për asnjërën nga skuadrat”, tha Flick.