Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, foli me gazetarët në aeroport pas kthimit nga Dortmundi, pasi arriti në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve:
“KUrora e trefishtë?
E vetmja gjë që mund të them është se po punojmë shumë mirë dhe jemi shumë të kënaqur me përkushtimin e lojtarëve, talentin, mënyrën mjeshtërore në të cilën Hansi Flick po udhëheq ekipin tonë. Dhe e vërteta është se Barça është një kënaqësi”.
“Ekipi është i fortë. Duhet të kontrollohet çdo detaj, megjithatë jam shumë i kënaqur me këtë sezon.
Një nga pikat e rëndësishme që kemi përmirësuar ishte pamja fizike.
E cila nuk është e vetmja sepse gjithçka që po bën Barça është e mirë, ne po luajmë shumë mirë, po luajmë në një mënyrë që njerëzit e pëlqejnë.
Ky ekip po ndjek thelbin e Barcelonës”.