Alen Sherri: Prehu në paqe Mjeshtër

- Bota Sot

Alen Sherri: Prehu në paqe Mjeshtër

Mbrëmjen e djeshmje një lajm i trishtë u bë i ditur, Paulin Ndoja u nda nga jeta përgjithmonë. Ish-portieri i Vllaznisë iku nga kjo botë në moshën 79-vjeçare ku ndodhej në Itali.

Për ndarjen nga jeta të Paulin Ndojës, ka reaguar dhe Alen Sherri në rrjetet e tij sociale.

“Fjalët janë sgumë pak për të treguar se sa shumë më ke mësuar dhe sa shumë më ke ndihmuar. Dheu i lehtë profe dhe faleminderit për çdo gjë

Prehu në paqe Mjeshtër!”, shkruan ish-portieri i Egnatias në rrjetet e tij sociale.

Rikujtojmë se Alen Sherri është i dalë nga akademia e Vllaznisë së Shkodrës, nga aty ku ka marrë mësime dhe prej të ndjerit Ndoja.



Lexoni të gjitha në Bota Sot