Courtois: U mundëm nga një Arsenal superior, këtë duhet ta pranojmë!

- Bota Sot

Courtois: U mundëm nga një Arsenal superior, këtë duhet ta pranojmë!

Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, ka folur për “Movistar” pas humbjes dhe eliminimit nga Champions League kundër Arsenalit. Gardiani belg analizoi ndeshjen dhe e pranoi superioritetin e skuadrës londineze.

“Kur të jepet një penallti kundër dhe arrin ta ndalosh, vazhdon të besosh.

Në fillim krijuam disa raste, tifozët na shtynë përpara, por Arsenali është një skuadër që mbron mirë dhe është shumë e organizuar,” tha Courtois.

Duke reflektuar për zhvillimet e pjesës së dytë, ai shtoi: “Gjatë pushimit, menduam se nëse do të shënonim të parët, ndeshja do të hapej.

Por ndodhi e kundërta: ata shënuan të parët, ne barazuam menjëherë, vazhduam të besonim, por nuk arritëm të fitonim duelet në sulm. Raya bëri vetëm një ndërhyrje. U mundëm nga një Arsenal superior dhe këtë duhet ta pranojmë”, tha gardiani belg.



Lexoni të gjitha në Bota Sot