Dyshimi për granatë dore, deklarohet Spitali i Prizrenit

- Gazeta e Prizrenit

Dyshimi për granatë dore, deklarohet Spitali i Prizrenit

Policia është lajmëruar për një rast në Spitalin e Prizrenit “Daut Mustafa”.

Dje, në orët e pasdites, ekipi kujdestar i mjekëve, ka vërejtur një objekt me pamje të ngjashme me granatë dore, i vendosur mbi kulmin e stacionit të oksigjenit, në hapësirat e spitalit.

“Për të garantuar sigurinë e stafit dhe pacientëve, menjëherë është njoftuar Policia e Kosovës, e cila ka reaguar me shpejtësi dhe ka arritur në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova..

Me këtë rast, pas vlerësimit fillestar, Policia ka thirrur njësitin e deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, i cili ka ndërhyrë në mënyrë profesionale.

Pas verifikimeve të kryera, është konstatuar se objekti në fjalë ishte një “lodër për fëmijë- në formë granatë të dorës” dhe nuk paraqiste asnjë rrezik për sigurinë publike.

“Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” shpreh mirënjohje të thellë për Policinë e Kosovës dhe ekipin e FSK-së për reagimin e menjëhershëm dhe ndërhyrjen profesionale. Ftojmë qytetarët për qetësi dhe mirëkuptim, duke theksuar se situata është menaxhuar me kujdes dhe pa rrezik për stafin apo pacientët”, thuhet në njoftimin për media të lëshuar nga ky spital.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit