Ish-ylli i Real-it: Ja ku kemi gabuar

- Bota Sot

Ish-ylli i Real-it: Ja ku kemi gabuar

Ish-ylli i Real Madridit, Pedja Mijatoviq, pranon se Arsenali e meriton të jetë në gjysmëfinale të Champions League.

Fitorja 2-1 ndaj Realit bëri që Topçinjtë të fitojnë çerekfinalet e tyre me rezultat të përgjithshëm 5-1.

Mijatovic ka analizuar ndeshjen për Cadena SER.

“Duhet të jemi realistë dhe të themi se Arsenali ishte skuadra më e mirë në të dyja ndeshjet. Kur të gjithë prisnim që Real Madridi të bënte paraqitjen e tij të zakonshme, Arsenali nuk e la të ndodhte.

“Real Madridi doli shumë nervoz, dhe Arsenali është një ekip shumë i vështirë: ata kanë një lojë të mirë dhe nuk kanë asgjë për të humbur. Për mua, ata po shfaqen si një nga favoritët për të fituar këtë kompeticion,” tha ish-sulmuesi i Realit.

Për atë që i mungon Realit këtë sezon, Mijatovic ishte i qartë: “Kur kthen sytë nga stoli dhe dëshiron të bësh diçka, e kupton se po të mungon një veteran që mund të shënojë një gol, një hap përpara, diçka që bën një ndryshim.

“Vitin e kaluar e patëm atë me Joselu. Tani duhet të kërkojmë gjëra pozitive dhe, siç thotë  Ancelotti, është finalja e Kupës së Mbretit, pu lufton edhe për La Liga, Kupën e Botës për Klube… Këto gjëra ndodhin, nuk mund të fitosh Champions League çdo vit”.

Për të ardhmen e trajnerit italian, Mijatovic tha gjithashtu: “Real Madridi e ka këtë gjë që praktikisht nuk e ka asnjë ekip tjetër. Humbjet janë shumë të pakëndshme dhe trajneri është nën presion të madh.

“Menjëherë fillon diskutimi nëse ia vlen apo jo. Nuk do të ishte ide e keqe të mendonim për një trajner tjetër, por kjo është diçka për të cilën do të mendojmë më vonë.

“Tani le të fokusohemi te Kupa, La Liga, Kupa e Botës për Klube, etj”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot