Një atentat tronditi këtë mbrëmje kryeqytetin.Sipas informacioneve paraprake, katër persona kanë mbetur të plagosur, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ata po marrin trajtim në Spitalin e Traumës.
Ngjarja ndodhi në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, ndërkohë që pritet njoftim zyrtar nga policia, raporton Topchanel.
Ky është atentati i dytë brenda dy orësh në vend, teksa një vrasje mafioze ndodhi më herët në Lezhë, ku u eliminua Gjovan Prendi, i dyshuar si i përfshirë në disa ngjarje kriminale në të shkuarën.