Berat Gjimshiti: Nuk bëjmë llogari, duam vetëm fitoren ndaj Milanit

- Bota Sot

Berat Gjimshiti: Nuk bëjmë llogari, duam vetëm fitoren ndaj Milanit

Atalanta nuk është shuar plotësisht. Kështu thotë Berat Gjimshiti, mbrojtësi shqiptar që luan për ekipin e Gasperinit, i cili është cituar në pjesën e poshtme të faqes së parë të gazetës “L’Eco di Bergamo”.

“Atalanta ka rifituar energjinë dhe besimin”, – garanton lojtari 32-vjeçar.

Gjithçka nisi nga fitorja ndaj Bologna, pas një mini krize me tri humbje radhazi në kampionat.

Fitorja 2-0 në “Gewiss Stadium” kundër skuadrës së trajnerit Italiano në javën e fundit të kampionatit nuk do t’i lejojë bergamaskët të rikthehen në garën për titullin kampion, por të paktën i mban në garë të plotë për një vend në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, bashkë me Juventusin, Bolonjën, Lacion dhe Romën, që ndodhen në pozitat e tabelës me të njëjtin synim.

“Ndeshja e së dielës me Milanin nuk do të jetë vendimtare, – siguron Gjimshiti, sërish në gazetën bergamase. – Nuk bëjmë llogari, duam vetëm të fitojmë”.

Ndërkohë, të hënën, profesori Pierpaolo Mariani operoi Sead Kolasinac në “Villa Stuart”, duke ndërhyrë për rikonstruksionin e ligamentit kryqëzor të përparmë të gjurit të majtë.

Mbrojtësi i Atalantës dhe përfaqësueses së Bosnjës u dëmtua në ndeshjen kundër Bolonjës, kur u rrëzua i dëmtuar pas një përplasjeje në fundin e pjesës së parë dhe u detyrua të largohej nga fusha. Për shkak të natyrës së dëmtimit, ai do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit me Atalantën.



Lexoni të gjitha në Bota Sot