Man. Junajted arriti një kualifikim drithërues në gjysmëfinalet e Ligës Europa, duke realizuar tri gola në 6 minutat e fundit të kohës shtesë. Një kualifikim “me zemër në dorë”, siç pranon kapiteni Bruno Fernandes.
Ai realizoi një gol me penallti në suksesin 5-4 ndaj Lyon, duke dhënë ndihmesën e tij. Mesfushori portugez shprehet se morën zemër nga mbështetja e tifozëve për të përmbysur disavantazhin 2-4 deri në minutën e 114-të.
“Tifozët tanë nuk ndalen kurrë.
Ata kanë qenë shumë të rëndësishëm për ne këtë sezon, janë një nga arsyet pse gjërat nuk kanë qenë më keq se sa janë në të vërtetë.
Ata kanë qenë gjithmonë pranë nesh dhe tani është koha t’u kthejmë atyre diçka“, tha Fernandes.