Pas paraqitjeve të mira, vijnë edhe golat e parë në kampionatin ukrainas.
Tedi Cara ka shënuar 2 gola me fanellën e Oleksandrija në transfertën kundër Vorskla Poltavës.
Ish-sulmuesi i Partizanit, që u transferua në Ukrainë gjatë merkatos së janarit, shënoi golin e parë në minutën e 36-tëm ndërsa në minutat shtesë të pjesës së parë realizoi edhe golin e dytë (aktualisht skuadra e tij po fiton 3-0 në transfertë).
Në 8 ndeshje të luajtura në kampionatin ukrainas, Cara ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë 2 asiste.