Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Lirim Qamili, ka shënuar gol në fitoren e skuadrës së tij Sonderjyske në duel me Lyngbyn, në kuadër të play-off-it të kampionatit danez.
Qamili ka arritur të shënojë nga një goditje dënimi në minutën e 84-të të takimit, pasi hyri në lojë në minutën e 63-të.
Me këtë Sonderjyske arriti fitore të rëndësishme në betejën për mbijetesë në Danimarkë, dhe skuadra tani është shtatë pikë larg zonës së rrezikut.
Në këtë skuadër u paraqit edhe Sefer Emini, i cili u zëvendësua në minutën e 63-të kur hyri Qamili.
Për Qamilin ky ishte goli numër nëntë në kampionatin danez gjatë këtij edicioni.