KRU “Hidroregjioni Jugor” njofton qytetarët se për shkak të punimeve në burim janë paraqitur turbullira në rrjetin e ujësjellësit. Si pasojë, apelohet që uji të mos përdoret për pije deri në një njoftim tjetër.
Po ashtu, do të ketë rënie të përkohshme të presionit në lagjet Bazhdarhane, Kurillë, një pjesë të Dardanisë dhe zonat që furnizohen nga rezervuarët Kazerma dhe Gërnqar.