Lamallari beson te Besa: Shkëndija është një kundërshtar i fortë

- Bota Sot

Lamallari beson te Besa: Shkëndija është një kundërshtar i fortë

Besa e Dobërdollit ka sprovë të vështirë me liderin e Kampionatit të Maqedonisë së Veriut, Shkëndijen e Tetovës.

Kjo ndeshje është edhe derbi shqiptar i javës së 28-të. 

Besa do fitore në luftë për të siguruar ekzistencën e Shkëndija është në garë për titull të kampionit.

Futbollisti i Besës, Arsim Lamallari, shpreh optimizmin para sfidës së nesërme (16.00) që luhet në Gostivar. 

“Atmosfera brenda skuadrës është pozitive, pavarësisht humbjes së fundit.

E kemi analizuar mirë atë ndeshje dhe jemi përqendruar te përmirësimi i gabimeve që na kushtuan.

Tani e kemi kthyer të gjithë vëmendjen nga sfida e radhës, e cila nuk do të jetë aspak e lehtë.
Shkëndija është një kundërshtar i fortë dhe aktualisht po lufton për titullin kampion, çka e bën këtë ndeshje edhe më sfiduese për ne.

Por edhe ne kemi objektivat tanë jemi në një betejë të rëndësishme për mbijetesën dhe çdo pikë është jetike në këtë fazë të kampionatit.
Kemi punuar fort gjatë javës dhe jemi të vetëdijshëm që vetëm me përkushtim maksimal dhe me shpirt gare mund të dalim nga kjo ndeshje me rezultat pozitiv.

Do të futemi në fushë me zemër, me karakter dhe me dëshirën për të luftuar deri në fund për fanellën që përfaqësojmë. Besojmë në vetvete dhe në punën që po bëjmë, dhe jemi të bindur se nëse japim gjithçka, do të shpërblehemi”, thotë Lamallari.

Shkëndija kryeson me 59 pikë dhe Besa është në pozitën e dhjetë me 24 sosh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot