Publikohet një video e paparë e tentim vrasjes së kryeministrit sllovak

- Bota Sot

Publikohet një video e paparë e tentim vrasjes së kryeministrit sllovak

Televizioni publik i Finlandës, Yle ka publikuar një pamje të re dhe deri tani të pa parë të tentativës për vrasjen e kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico, që ndodhi në maj të vitit 2024.

Pamjet janë përfshirë në një dokumentar 50-minutësh të prodhuar nga Yle, i cili trajton zhvillimet politike dhe shoqërore në Sllovaki.

Ato paraqesin të gjithë rrjedhën e njërit prej incidenteve më serioze të sigurisë në historinë moderne të Sllovakisë – nga momenti kur sulmuesi hapi zjarr ndaj kryeministrit, deri në çastin kur truprojat e tij e futën të plagosur në makinën e blinduar, duke mbyllur me shpejtësi derën.

Në dokumentar shfaqet edhe momenti kur Fico bie në tokë pas të shtënave, si dhe ndërhyrja e menjëhershme e truprojave që e ngritën nga toka duke e kapur nën sqetulla, ndërsa ai reagon i tronditur pas atentatit.

Pamja është regjistruar krejt rastësisht nga televizioni lokal sllovak “Privigye”, gazetarët dhe kameramanët e të cilit ndodheshin pranë vendit të ngjarjes, duke përgatitur materiale për edicionin informativ të ditës.

Në atë moment ndodhi sulmi, dhe ata dokumentuan ngjarjen në mënyrë të padashur. Më pas, materialet iu dorëzuan organeve hetuese, si dhe televizionit finlandez që realizoi dokumentarin.

“E kuptova që nuk do të ishte një kronikë lajmesh, por një dokumentar që do të shpjegonte më mirë ngjarjen. Mendova se kishte kaluar mjaft kohë. Kryeministri ishte gjallë dhe në gjendje relativisht të mirë”, shpjegoi Dana Reindlova, drejtoreshë e televizionit rajonal Privigye, e cila ndodhej aty si reportere dhe ishte dëshmitare e atentatit. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot