Tirana me stil sulmues

- Bota Sot

Tirana me stil sulmues

Tirana ka mbyllur dje përgatitjet për sfidën ndaj Teutës.

Gjendja në skuadër ka qenë pozitive, ndërsa trajneri Bledi Shkëmbi bisedoi me lojtarët për pak minuta para lojës së ditës së shtunë. Gjatë javës, ekipi ka analizuar me kujdes kundërshtarin, i cili duhet thënë se u ka hapur jo pak probleme.

Më pas, Shkëmbi punoi më shumë nga ana taktike dhe goditjet standarde. Me mbarimin e stërvitjes, ekipi u grumbullua si zakonisht në një nga hotelet e kryeqytetit.

FORMACIONI – Bledi Shkëmbi nuk i ndahet formacionit me tre sulmues. Në mungesë të tre lojtarëve në repartin e avancuar, ai do të aktivizojë Bajroviçin e harruar në stol. Kjo do të thotë se me disa mungesa para Teutës, bardheblutë do të përballen me durrsakët me një formacion ndryshe.Në portë do të jetë Selmani. Në mbrojtje dihet që është treshja Kola, Dembele dhe Mici.

Në mesfushë dhe sulm do të jenë problemet e mëdha. Nga krahët janë Vera e Përgjoni, ndërsa në mes do të aktivizohen Soler dhe Rafael. Sulmi do të jetë i përbërë nga Bajroviç, Zharmuni dhe Ndreca. Ky i fundit ishte ai që u dha pikën bardhebluve në sfidën me Skënderbeun.

Nga ana tjetër, me këtë situatë, trajneri Bledi Shkëmbi duhet të shohë se cilët do të hedhë në fushën e lojës. Gjatë këtyre ditëve është provuar edhe Marku në mesfushë, por vendimi nuk është marrë përfundimisht. Bajroviç është titullari i sfidës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot