Duka nderon ish-mbrojtësin e njohur të Kombëtares

- Bota Sot

Duka nderon ish-mbrojtësin e njohur të Kombëtares

Artur Lekbello, një nga emrat më të shquar të futbollit shqiptar është nderuar me titullin “Legjendë e Futbollit”. Për shkak të problemeve shëndetësore, ish-mbrojtësi nuk ka pasur mundësi të tërhiqte titullin në Shqipëri.

Për të nderuar dhe respektuar kontributin e tij, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Zv.Presidenti i FSHF-së, Lutfi Nuri, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku dhe zyrtarë të tjerë të FSHF-së udhëtuan drejt Selanikut, ku u takuan me Lekbellon për t’i dorëzuar atij zyrtarisht titullin “Legjendë e futbollit”.

Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast dhe në një atmosferë shumë miqësore, ku morën pjesë edhe familjarë e miq të ish-futbollistit, Presidenti Duka i shprehu mirënjohjen e tij Artur Lekbellos për karrierën e jashtëzakonshme dhe gjurmën që ka lënë në futbollin shqiptar.

Artur Lekbello ka qenë një nga mbrojtësit më të spikatur të futbollit shqiptar në vitet 80’-90’. Ai ka luajtur 30 ndeshje me Kombëtaren. Në rang klubesh, Artur Lekbello ka luajtur për ekipin e 17 Nëntorit dhe Arisit të Selanikut



Lexoni të gjitha në Bota Sot