Edhe pse presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ende nuk e ka komentuar drejtpërdrejt njoftimin e Vladimir Putin për një armëpushim të përkohshëm për Pashkët, ai sapo ka postuar një përmbledhje të situatës në rajonin e Kurskut në rrjetin social X.
Zelensky tha se forcat ukrainase “po mbajnë pozicionet e tyre”.
Në postim ai ka shkruar:
“Sapo mora një raport nga komandanti i përgjithshëm Oleksandr Syrsky. Sot forcat tona vazhduan të veprojnë në territorin e rajonit të Kurskut dhe të mbajnë pozicionet e tyre. Në rajonin e Belgorodit, luftëtarët tanë përparuan dhe zgjeruan zonën e kontrollit.”
“Sa i përket një përpjekjeje tjetër të Putinit për të manipuluar jetën e njerëzve – në këtë moment alarmet për sulm ajror po tingëllojnë në të gjithë Ukrainën. Në orën 17:15, në qiellin tonë u zbuluan dronë sulmues rusë. Mbrojtja ajrore e Ukrainës dhe forcat ajrore kanë filluar tashmë të veprojnë për të na mbrojtur. Prania e dronëve Shahed në hapësirën tonë ajrore zbulon qartë qëndrimin e vërtetë të Putinit ndaj Pashkëve dhe ndaj jetëve njerëzore.”
Ndryshe, ky reagim vjen pasi presidenti rus Vladimir Putin sapo ka shpallur një armëpushim të përkohshëm për Pashkë.