Al Hilal i ofron 20 milionë euro në vit Simone Inzaghit

- Bota Sot

Al Hilal i ofron 20 milionë euro në vit Simone Inzaghit

Al Hilal ka zgjedhur tashmë pasardhësin e Jorge Jesus dhe nuk do të ndalet para asgjëje për të siguruar shërbimet e Simone Inzaghit.

Për të bindur trajnerin e Interit, sauditët kanë premtuar se do ta bëjnë atë një nga më të paguarit në botë dhe po ofrojnë një kontratë me vlerë 20 milionë euro në sezon.

Fahad bin Nafel thuhet se është takuar me përfaqësuesin e trajnerit 49-vjeçar italian dhe ka paraqitur një propozim zyrtar për një kontratë dyvjeçare.

Me përfundimin e kontratës së Jorge Jesus në fund të qershorit, Hilal dëshiron ta zëvendësojë më herët trajnerin portugez, në mënyrë që Inzaghi të jetë në krye të skuadrës për në Botërorin e Klubeve, kompeticion në të cilin do të garojë edhe Interi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot